Fryma poetike e së dielës me poeten;-Bahrije Qerimi SPANCA

KUR BIE NATA
—————————–
Kur të bie nata mbi dritare
Dhe kur shuhet lodhja e një dite
Mbetet qetësia, mike paqësore
Krejt në heshtje me një ylldrite
Një buzëqeshje ende ngrihet
Edhe pse e mshehin sytë
Një hap nga unë tani po afrohet
Siluet në erë, imazhi ytë
Në çdo pore të stinës lirinë e shof
Nga krahët e plagosur fillon fluturimi
Nga kllapia e friksuar, zgjohem, brof
Kullave nga rëra, u shembet ndertimi.
/QendraPress/