Fryma poetike e së dielës me poeten;-Raimonda BRAHA

Me heshtjen …

————————-

Heshtja ime e rëndë është sonte ..

Në këtë dhomë të errët në vetmi ,

fryma më merret e frika më kaplon …

Dritë pak dritë dua të marr frymë në liri ..

Mendimet më ndjekin në netët e gjata …

Një mankth shpirtin ma vret ,

ëndrrat mi lëndon .

Nuk dua heshtja imë të heshtë

E rëndë është sonte,nuk flet me muzikën

e heshtjes në shpirt …

Për të kërkuar yjet që humbën në errësirën ,

e natës së gjatë

Në labirint të mendimeve kërkoj skutat

e dritës ..e natës ti jap gjallëri ,

Të flasi pena mbi letër në rrjeshta …

të krijojë melodinë më sublime

të heshtjes dashuri …

Hënën me vello të bardhë ,errësiren ta ndriçojë

Yjet të vallëzojnë me mua deri në kult ..

Heshtja ime dua të flasi me heshtje ..

Zeri i saj të kumbojë fort si këmbana …

Dashuria është elixsir i shpirtit ,

të mos heshtë pa dëshirë

…dhe heshtja ka menyrë për të dashur

dhe për të four ka një menyrë ….

/QendraPress/