Uran Ismaili: Duhet të bëhemi bashkë në luftë kundër pandemisë

0

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, përmes një video ka bërë thirrje që të bëhemi bashkë në luftën kundër pandemisë së Covid 19.“Në situatën kur pandemia po kthehet me numër të madh të të infektuarëve dhe me numër të vdekjeve është me rëndësi që të mos rrim duarkryq, por të reagojmë dhe të marrim vendime që i kundërvihen pandemisë”.Ai ka thënë që gjatë këtyre ditëve do të jap disa sugjerime për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë.Në kapacitetin si ish Ministër i Shëndetësisë, Ismaili ka thënë që Ministria e Shëndetësisë duhet të hap më shumë qendra vaksinimi nëpër të gjitha komunat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *