Çaste poetike me poeten;-Lindita KURTI

Fara e dashurisë.

——————————

Një lule e brishtë u shtri mbi dhe,

petalet e saj u bënë hi.

po zemra e jetës s’u tret asnjëherë,

nga hiri lindi një dritë e re.

Kur trupi i saj u bë copë,

te fara e vogël shpresën la.

lotët rrëshqitën si vesë në mëngjes,

por fundi,veç një fillim u pa.

Ishte fara e dashurisë së gjallë,

që fshehur në tokë priste pranverën.

nga vyshkja lind një jetë e bardhë,

që zbukuron sërish mbarë natyrën.

S’ka fund aty ku dashuria mbin,

as vdekje për atë që dritë dhuron.

lulja vyshket, por fara rilind,

dhe botës jetë përjetë i fal.!

~ Lindita Kurti Mema

/QendraPress/