Murati: Këtë vit fillon zbatimi i shpërndarjes së shtesave për fëmijët dhe mbështetja për lehonat
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se duke filluar nga ky vit do të nis shpërndarja e shtesave për fëmijët dhe mbështetja për lehonat të parapara në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga pandemia COVDID-19.Sipas Muratit, mjetet tashmë janë siguruar.“Duke filluar nga ky vit, diçka që është planifikuar në vitin e ardhshëm por për shkak të performancës më të mirë buxhetore, ku është siguruar kjo shumë, mund të fillojmë ta zbatojmë edhe para datës që ishte planifikuar. Nga ky vit do të fillojmë me moshat 0-2 vjeç, ku çdo gjashtë muaj do të kemi shtesë të viteve të fëmijëve, duke arritur në vitin 2023 kur përmbushet mosha 16-vjecare”, ka njoftuar Murati, përcjell Telegrafi.