E hëna poetike me poeten; Bruna MUSAI
Te mbajta si lule pranvere.!
—————————————–
Aty mes lulesh te gjeta, e të ujita me lot.
Ca lot të buta, që vadisnin dashurinë.
Të ruajta si gjen, më të shtrenjtë në botë.
Të shihja mes lulesh,që zbukuroheshe çdo ditë.
Të gjeta si lule pranverë, në mes të lëndinës.
Plot hijeshi mbete, tamam si ditën e parë.
Të bukurës i dhe sharmë, e vlerë te mirës.
Si dallëndyshe gushëbardhë, me tingullin e saj.
Ti je pranvera ime, edhe në vjeshtë,në çdo stine
Në natën e verës ,ngjan me yllin polar.
Në pranverën e bukur, më e ëmbla kanarine.
E në dimrin e egër, ti e ndez botën mbarë.
Ti me je lulja, më e bukur e pranverës.
Në jetën time, je më e bukura stoli..
Flokët e argjendtë, të pushpuritura ne ritmin e erës.
Ti për mua, je tamam si Perëndi…!
Bruna Musai.