E shtuna poetike me poeten: Remzie Raci REXHBOGAJ
VJESHTËS I BËRA PYETJE
—————————————-
Ky trishtim i heshtur
Po më mbyt çdo ditë
Pak nga pak
E në kokë më sillen
Pyetje pa fund
Vjeshtës sot i bëra pyetje
Përse ne të dyja
Ngjajmë kaq shumë
Ti me shirat tuaj rrëmbyes
Dhe unë me lotët e mi përvëlues
Të dyja formojmë një lumë
Vjeshtë moj
Sot po të buzëqeshi
Më ngjan ti mua
A unë ty
Përse
Njeriu duhet të buzëqesh
Kur nuk i qesh shpirti i tij
Sa do të doja
Të shënoja vargje të bukura
Për jetën e ëmbël në përgjithësi
Shpirti e zemra po më dhemb
Më mungon
Sa herë me rreh zemra
E çdo çast në mendjen time
Të kam Erna vetëm Ty.
Remzie Raci Rexhbogaj