Çaste poetike me poetin; Dashnor  Gërmizaj  

NUK PENDOHEM MË..

————————————

Jeta më ka mësuar se çka thotë zemra ime

Po më duket se është refuzuar gabim

Në këtë kohë duket se jemi bërë alergjik

Thuaja për çdo gjë që flitet në çdo kohë

Sytë, mendjen e drejtojmë tek moti i ngrohtë

Shpesh kur bie shi, dielli nuk na pëlqen

Shpeshherë edhe tërhiqemi

Për shkak të humorit të keq

Çfarë është kjo? Nuk e di

Kur zbardhet dita

Gjithçka nuk lind, sipas dëshirës sonë

Jeta vazhdon e vrapon gjithkah

E nëse s’mundesh më të vazhdosh tutje

Kthehu nga je nisur,kthehu nga fillimi

Kur të kthehesh në vendin e fillimit

Mos u anko

Se zemra ime refuzon çdo ankesë

Edhe nëse është një ditë me shi, ose me diell

Nuk ka rëndësi zemra ime kënaqet me të

Edhe pse disa gjëra vijnë nga vendimet e dobëta

Megjithatë unë thjesht jetoj në këtë jetë

Ndonjëherë gjërat e vogla

Ato ngjyrosi ardhmërinë time

Tash pleqëria po ec rrugës së vet

Si një gjethe e topitur para vjeshtës

Por shpirti në këtë natë vape më thotë

Kurrë mos u kthe prapa mos u pendo

Mos e kujto jetën që e ke lënë pas

Mos u pendo as për çastin që duket e tronditur

Shpreso, shpreso ditën më të mirë

Që ta zgjodh të ardhmen e fjetur

Po shkoj diku në fund të botës, për t’u qetësuar

Do ta bind veten, se nuk do pendohem më..

Nga libri” TI JE NË SYTË E MI “

/www.QendraPress.com/