Çaste poetike me poetin;Idriz BERISHA XHIXHI
KUSH QESHTE SI AI
———————————-
(Në përkujtim të mikut tonë poet Xhelal Luca)
Fjala jote edhe kur perdia bie
shpirt i ndezur damarëve
degëve lisash,trungjesh e kulla gurësh
Mbret u bëre!
Dhe lotit dashurisht i këndove ,
E vashave me sy deti
përulshëm si mbreti
u fale luleverdha ,të kuqe e të bardha.
Shtigjeve me zogj krahëshkruar
dashurinë u more n’fluturim
Xhelal Luca i vargjeve
Yjet puth në buzë.
Për një gotë raki e kafe
u thoje ilaç janë.
Edhe kur perdja bie,
Koka jote të QIELLI
orakull,burr i rritur kullave
mbushur frymë legjendash
Syshkruar poet
Sypatrembur si mbret!
Kujdes kur dielli zemëron
ani more,ka kush dritëzon-thoshe
Metaforë që oqeanët shpërfill.
Poeti këtë pranverë po vonon
është i zënë qiejve të retë e bardha
në përflakje mes vetëtimash!
/ww.QendraPress.com/