Çaste poetike me poeten;-Violeta Zogaj TELAKU

BOGË

————————

Bukuri në skajshmëri

Bardhësi që t’i vret sytë

Ajër I lehtë, I pastër kristal

Në këto bjeshkë, në këtë mal

Pisha shtatlarta, të drejta si qiri

Bashkëjetojnë me qiellin gri

E bardha borë hijeshi dhënë

Pa mbuluar, asgjë s’paska lënë

Shtëpi të vogla, shtëpi prej druri

Oxhaqet pa ndalê, ato tymojnë

Ndezur brenda zjarri e sikur tregojnë

Se brenda tyre jetët gëzojnë

Zëra fëmijësh,

Lumturi plot, mbushur

Gazmorë, faqekuq

Si zjarr, si prush.

Zëra që të kthejnë në kohë

Ta marrin mendjen

E me të lodrojnë

Fëmijërinë dhe kujtimet e mia mi zgjojnë

Zërat që zemrën,

Ma mbushën, plot mall

Zërat më quan në kohën e bardhë

Në kohën a artê,

Kur bora të gëzonte

Në kohën kur asgjë s’të lëndonte

Në kohën kur për pak gjë

Shpirti Im gufonte

Për Bogën e mahnitshme

Për të bardhën Bogë

Parajsën mbi tokë

Faleminderit Zot!

/www.QendraPress.com/