Fryma poetike e së dielës me poeten;-Zize Liza PEPSHI
MALL E VAJ
————————
Nuk e di në të dua aq shumë
Që çdo natë më shfaqesh në gjumë
Fëmijëria ime
Me shumë kujtime trishtime
Gjithmonë pa abstenime
Je copa më e madhe e jetës
Nuk di ku të të lë në këndin e vdekjes
Të të var në qafë
Të të lë vath në vesh
Apo në trupin tim të të ngjesh?
E pse nuk më shqitesh?
Me mua nuk mërzitesh?
Dhe aq shpesh po më vjen
Pa gjumë më gjen
E pa gjumë më len
Dhe më del përpara
Nëpër livadhe, nëpër ara,
Nëpër bjeshkë
Tek më djeg si eshkë
Edhe me ditët shkollore
Tek shkoja pa fletore
Me çupa e djem dorëpërdore
Nëpër toka tona tërthore
Ne malet e larta me lisa të gjatë
Me Naimin që vazhdon t’u këndojë ditë e natë
“Ju ledinat e fshatit tim
Malli vallë u ka marrë?
Aty unë kam ru’ bagëtinë
T´amla lojëra aty kam ba.
Mos mendoni se u kam harru’
Herë pas here ju kujtoj
Shpesh në ëndërr ç mallem me ju
E kur zgjohem ulem vajtoj”.
Me qengja me dele
Me lule sherbele
Dhe me tamëleborë
Në dorë
Me gjyshen
Me nënën e me babanë
Me vëllezër me motra
Tek rrinim te votra
E ngroheshim nga zjarri
Të tëbani
O Zot, sa më ka marr malli
E kur mëmrërinte moti
Sekush thoshte
Është hidhëruar Zoti
Në njerëzit e tij
Që s’kanë dashuri
Babai e hapte derën
E ndalte fuqishëm erën
Që lëkundte dërrasat
Ne shikonim nga plasat
Ka shumë mjegull në majë
Duhet hequr, le të dalë!
Babai kthehej brenda
Të qeshej ia kishte enda
“Mjegullën e hoqa,
Kuçedrat i ndoqa”
Thoshte me kënaqësi
Me gjasë fliste për liri
Fëmijëri ti përherë më vjen
Në terr, në dritë
Natën e ditën më zë pritë
Edhe unë shumë shumë dua
Të jesh gjithmonë me mua
Dhe ec këmbë nëpër shtigjet
Dhe shkoj ngadalë pas grigjet
E këndoj me gisht në fyt
Ia oj ua oj ia oj ua oj
Këngë traditash me gjithë zërin
Kur këndonim me mallengjime
E stuhia kur ja niste
Akordohej si melodi
Dhe gjyshja si nga hera
Na priste te dera:
’’Ardhshi si vera
Ju ka gjyshja shtjerra”
Na puthte në faqe
“O Zot, ç’më kënaqe”
Tani është vetëm në foto
Për të bëra këtë poezi moto:
Jemi rritur, shumë jemi shtuar
Por në Atdhe jemi rralluar
Dhe jemi shumë të përmalluar
Ku je fëmijëri moj?
A të të lidh me tojë
Në mendjen time
Jo s’ka nevojë
Jam aty, përgjithmonë
Në kokën tënde
Veç mirë që më përmende
Eja eja, fëmijëri
Të mos rri në vetmi
Larg teje dhe adheut im
Në Zvicër, në mërgim…
/www.QendraPress.com/