Kryetari Totaj,në përvjetorin e 26-të të rënies heroike të dëshmorëve Reshat Çoçaj dhe Muharrem Samahodaj

Në përvjetorin e 26-të të rënies heroike të dëshmorëve Reshat Çoçaj dhe Muharrem Samahodaj, së bashku me përfaqësues të Komunës së Prizrenit, veteranë të luftës së UÇK-së e banorë të Hasit, sot bëmë homazhe pranë varrezave të tyre në Gjonaj.

Rëndësia e kujtimit të heronjve që dhanë jetën për lirinë dhe themelimin e shtetit të Kosovës është e madhe, derisa me krenari rikujtojmë sakrificën dhe kontributin e tyre të pashlyeshëm në rrugën drejt çlirimit të vendit.

Lavdi!