Fryma poetike e së dielës me poeten; Trandafile Molla BAJA

Jam djalë durrsak
——————————
Jam djalë, djalë i ri,
jam durrsak me farë e fis,
zemër bardhë kam si flori,
digjem flakë prej dashnisë.
Gjysh pas gjyshit trashëguar,
e kam pirë një gotë raki,
me pasionin dashuruar,
djalë durrsak jam merakli.
Do ta pijē një gotë raki,
goce moj të bohet qameti,
kur ti shof dy sytë e zi,
ndizet gjaku si dallgë deti.
Sa jam djalë djalë xhanon,
se jam djalë sevdalli,
durrsak emrin mu m’a thonë,
jam për pushkë e për allti.
Kjo raki, raki e shkretë,
shpirtin ma ndez shpuzë,
se me ‘të përshkoj retë,
më bën të të puth buzë.
Goce moj ma jep dorën,
me të bardha do të vesh,
se jam djalë , djalë punëtorë,
do të mbajë si princeshë.
Se jam djalë, djalë durrsak
fisnik plot me ëndërra,
ndërtoj vila e mbaj konak,
zgalem me shtatë zemra.
PËLLUMBESHA
————————————-
Vajzë e valëve,serenetë deti,
më shkon rrugës gjithë lezet,
fjalë e ëmbël në buzë më mbeti,
qëndro pak moj pse s’më flet.
Floket e derdhur t’i prish era,
vajzë durrsake me sytë e zi,
ndalu pak moj si përhera,
më përshëndet plot krenari.
Moj sirenë mos ma zë diellin,
për njat zot,për ty kam dalë,
pasha dritën edhe qiellin,
kur të pashë ngela pa fjalë.
Për ty vajzë e zura rrugën,
për njat det e për njat tokë,
pasha krypën edhe bukën,
pasha sytë dhe ato flokë.
Buzët e kuqe lule pranvere,
xhevahire e shpirtit tim,
trëndafile plot me erë,
ma mbush shpirtin me gëzim.
Je një lule e rritur në gemë,
sjellje jote plot hijeshi,
bukuria jote po më çmend,
fal respekt dhe dashuri.
Vajzë durrsake porsi hëna,
si pikë ylli në planet,
si vullkan të vlon zemra,
pëllumbeshë e bardhë mbi det .
/QendraPress/