Çaste poetike me poeten;-Sibela BALA

Dëshmor i Lirisë

————————-

Asgjê ksaj bote té egêr si kérkova

Pérveqse rregull e parimé sigurie

Por. njê stuhi e trishté e errét

U bê urĕ e njê kèrkim lirie

,, Vuajtêm nén sundimin e egêr

Té kthetrave tè djallit té zi

Ja dolêm mbanê me shum véshtirsi

Deri sa e vendosém ja vdekje ja liri

Njé hije e heshturé trishtuese

Pati mbuluar ç’do shteg e çdo udhé

Por shqiptari se ka zakon me u tuté

Èshté i gatshém pér paqe e pér luftê

Kam marré plagê té mêdha né trup

Gjysmén e fisit i kom humbé

Asgjê tashmé nuk éshtê si dikurè

 Betimin pér atdhe se shkelim kurré

,, Jam i/ e lumtur qê luftova pér atdhe

Se aty kom kja pér hér té paré kur kom le

Aty jom rrit e kulturu e aspiru

Pèr lirin e atdheut tim kom luftu

,, Nê vendim tè shejté u bana kurban

Dham jetén pèr két lirie

Sepse aty jan té lidhura ngusht

Copza kosove e copza shqiprie

 Prandaj quhemi ushtar lirie

,, Luftova pér atdheun tim.té shejt

 Se aty kom marrè frym e jeté

Aty eshtrat e trupit më prehen pér jeté

Si ushtar lirie jam betuar e ashtu kom vdeké

,, Dikur mè thêrrisnin trim i gjallê

E sot jam dêshmorê i rénë pér liri

Krenohu mé emrin ton atdhe

Paq dité té bekuara né pérjetsi

,, Fjalét e gjaku besa e dhéné

Jané bazê themeli me déshmi e vulê

E sot nga qielli ju vézhgojmé

Si dêshmor lirie té qeté na leni té pushojmê

Jam ai /ajo qé flijova rinin

Pér ti dhén atdheut tim té dashuré

Dritén e siguris dhe lirinĕ

Sot nderi dhe besa si ushtaré lirie na pagëzojnê ,,

Autore ,,Sibela Bala

/QendraPress/

Çaste poetike me poetin;-Tahir MUSAJ

VALLËZIM DASHURIE

—————————–

Të të kem ty e dashur është lumturi.

Ti me vjen e bardhë si agimi,

Bukuria e mëngjeseve të mia.

Shpesh pyes vetën,

Pse vjen e tille ?…

Kaq e bukur në botën time?

Mbase për të ma bërë ditën më të lehtë,

Për ta bërë burimin përjetësi,

Për t’i dhënë kuptim jetës,

Dhe për të ndarë bashkë fatin e mirë.

Ne jemi krijesa jo të rastësishme për njeri-tjetrin,

I çmendur dukem në ndjesitë e mia për ty,

Si një qiell përjetësie i pafundë,

Si nje shikim që s’do të më jepet,

Dhe të duket ndonjëherë.

Dhe unë vuaj,

Krijoj marrëzi në kokën time,

Kapërcej ylberin e lumturisë për ty,

Toka sillet rrotull edhe prej dashurisë sonë.

Ne jemi një pjesë e boshtit shpirtëror,

Rrahim si një zemer e vetme,

Në kuptimin e lumit të madh të dashurisë.

Dhe për ne është vallëzimi më i madh i ndjenjës,

Vallëzim dashurie …!!!

/QendraPress/