Çaste poetike me poeten;-Abide Peci GASHI

NATË E QETË

———————–

Sa e qetë,

ka çatisur nata,

Me dritën e tyre ,

ndriqojnë yjet,

Më shoqërojnë ,

në orët e gjata,

Kur me errësirë,

janë mbuluar pyjet!

Yllit të parë ,

që prinë pas hënes,

E luta t’ i marrë,

përqafimet e mia,

Të dytit ia dërgova,

lutjet e nënes,

Fëmijëve të saj,

u priftë mbarësia!

Ju larg atje ,

nën një çati t’ kurbetit,

Edhe pse,

jemi ndarë pa dashtë,

Yjet i kemi,

të gjitha rreth vetit,

Kur vezullojnë,

i shikojmë bashkë!

Dhe kështu,

duke soditur dritat hyjnore,

Nata na ikë ,

vjedhurazi shpejtë,

Kalojnë muajt,

dhe vitet pa fjetur fare,

Mendojmë,

a do t’ bëhemi bashkë sivjet!?

/QendraPress/