Çaste poetike me poeten;-Valbona HADRI

Në kërkim të dritës
——————————–
E vërteta nuk këmbëngul, për të thënë shumë fjalë.
Ashtu si drita që lind në çdo agim.
Ajo mund të mbulohet, të fshihet nën valë
Apo ta lënë të ngrijë në thëllim.
Mos i beso premtimit të yjeve në terr.
Përpos ndriçimit të tyre enigmatik
Ka disa prej tyre që edhe pse kanë lindur prej dritës,
kanë shumë frikë prej saj.
Njeriu në jetë ,nuk është i vërtetë nga ajo çka thotë
Deklarimet dhe buja, janë përherë një mashtrim.
Një heshtje e bukur mund të thotë mijëra fjalë,
dhe të bëj të vërtetë çdo premtim
Kur syri s’ka dritë, nuk ka as mendim
Unë besoj thellësinë dhe kurrë në të parë.
Zemra është fanari që mbjell çdo kthjellim,
në natën e gjatë.
Njeriu zbulon vetën në çdo fjalë dhe veprim
Maskat u krijuan për të mashtruar
Kjo është aresyeja, pse unë jam në kërkim
Të zbuloj të vërtetën e munguar.
/QendraPress/