Çaste poetike me poetin;-Hatip HULAJ

ÇKA PO NGJET ME KËTË POPULL
—————————————-
Çka po ngjet me këtë popull,
është bërë zemërgur,
nuk ndjen gjë as për të pagjeturit,
as për shtresat e të varfërve ,
nuk u shkon mendja kurrë.
Çka po ndodh me shqiptarët,
nuk ndjejnë atdhedashuri,
ikin nga të munden,
s’lodhen për familje,
s’lodhen për shtëpi.
Sa shumë të uritur
për drogë, fe edhe lekë,
një pjesë u konvertuan në turq,
tjetra në latinë e grekë,
shqiptarët pakicë kanë mbetë.
Politikanët, analistët ,pseudointelektualët,
të ndarë me vija të kuqe në parti,
nuk lodhen për mbarëvajtjen e shtetit,
vetëm për pozitë dhe si te paraja me mbërri.
Kur i dëgjon në analiza e debate,
thua se je në pazarin e grave,
herë si fallgjoret e plazhit të Velipojës
gënjenë për para,
t’i qesin mendtë prej kokes.
/QendraPress/