Promovim i dy librave ne Suedi -Emër që nderon Kosovën -Besnike Aliaj

Me datë,  19.04.2026 në Suedi, do të përjetohet një moment shumë i veçantë për mua, promovimi i dy librave që mbajnë brenda një rrugëtim, një zë dhe një histori.

“Zëri i Grave të Forta”

Një libër i shkruar nga unë, që vjen si një thirrje, një reflektim dhe një forcë për çdo grua që ka luftuar në heshtje dhe ka vazhduar të ecë përpara.

“Besila – Zambaku i Prizrenit”

Një libër i shkruar për mua, nga Autori: Sokol Demaku, një pasqyrim i jetës sime, sfidave, sakrificave dhe përkushtimit në rrugën e biznesit, artit dhe angazhimit shoqëror./QendraPress/