Haxhi Avdyli braktis Albin Kurtin.

Haxhi Avdyli braktis Albin Kurtin: U përshëndetëm, nuk do të jem në listën e VV-së dhe GUXO-s
Deputeti prizrenas Haxhi Avdyli ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të jetë pjesë e listave zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje apo partisë GUXO në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ky vendim vjen pas një takimi përshëndetës me kryeministrin Albin Kurti, ku Avdyli pranoi se mes tyre ka pasur mospajtime rreth rrugës që po ndjek vendi.
Avdyli, i cili ka shërbyer si një nga zërat kryesorë të koalicionit, u shpreh se po konsideron kthimin në profesionin e tij si mjek, ndërsa la të hapur mundësinë e garimit në ndonjë listë tjetër, por jashtë strukturave aktuale të pushtetit.
Ai gjithashtu hodhi një ide interesante për garën e ardhshme, duke propozuar që Feride Rushiti (kandidatja për presidente) t’i prijë listës së VV-së për ta shndërruar procesin në një referendum për kreun e shtetit.