Korisha me 13 maj përkujton  pikëllimin e madh e krenari te veçantë.


         Korishën tani e plotë 27 vite radhazi në çdo 13 maj,e mbulon pikëllimi i madh.Ky pikëllim në fshatin Korishë  me këtë datë  po rrumbullakson dhembjen dhe përkujton burrërinë e kësaj treve nëpër dekada e shekuj. Kjo trevë ka pasur burra që për çështjen e atdheut kanë dhënë shumë e jo pak syresh janë flijuar .Po këtë ditë bashkarisht me të rënët e fundit të 13 majit të vitit 1999 përkujtohen edhe burrat e Kabashit e Korishës. Në këtë datë përkujtimore përkujtohen burrat si Sali Kabashi e të tjerë. Mirëpo, kulmi i dhembjes së muajit maj vazhdon të përkujtohet pikërisht 13 maji i vitit ‘99 i rënies së 77 martirëve,derisa forcat militare dhe paramilitare serbe ishin vendosur me arsenal të madh armatimi në një cep të magjistrales në afërsi të fshatit Korishë,ato forca  ishin fokusuar nga NATO,mirëpo dredhëria serbe ishte aq e egër dhe barbare dhe këto forca i largon e në vend të tyre i vendos trupat e pafajshme të civilëve nga 2 vjeç e deri në 70 vjeç që të i përdor si trupa të gjallë për bombardimet e pritura. Atë natë të  dhembshme mbi ato trupa fëmijësh,dhe pleqësh bien bombat e dhe këtu gjejnë  vdekjen 77 martirë të  pafajshëm.  Në  emër të Këshillit Organizativ në fshatit. Korishë foli kryetari I fshatit Ylber Kabashi  ai tha se  13. Maji i vitit 1999 ku humbën jetën 77 martirë, në mesin e tyre kishte fëmije, gra e pleq, ku u vranë nëpërmes dorës gjakatare, në kurthin e ngritur nga barbarë serb, duke e mashtruar aviacionin e NATO-së.

Kurse  evokime  për këtë datë përkujtoi edhe komandanti i batalionit të  Kabashit Lulzim Kabashi. I cili tha se  dredhëria  serbe  I mashtroi  këtë  për një kalim të sigurtë dhe ngritën këtë  tradhëti për ti vrarë  gjithë këta martirë.

Nënkryetari i komunës së  Prizrenit Kujtim Gashi me këtë rast në emrin tij dhe  kryetarit  Shaqir Totaj ka përcjellë edhe dhembjen dhe krenarinë  që  ka  Korisha. Kurse  ai tha se  Serbia  ka përdor trupat e këtyre martirëve  dhe dredhërinë  për tu hakmarrë ndaj humbjeve që u bënte  UÇK-ja.

Këtë përvjetor të radhës  e ka  pëshndetur edhe  Isa Berisha  kryetar u OVL së dega në Prizren   I cili ta se ju duhet të ndihemi krenar  dhe  për faktin që Ssërbia as nuk po kërkon falje . E kjo na  dëtyron që kurrë  këta martirë të mos  harrohen .

Në emër të familjeve  të martirëve  sot  ka  folë Hasan Ahmetaji cili tha; Në natën e 13 majit të vitit 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe që po kryenin krime anembanë Kosovës, ndodhi njëra ndër tragjeditë më të rënda të luftës. Policia dhe ushtria serbe, të udhëhequra nga serbët lokal, nën bekimin e Kishës Ortodokse Serbe dhe politikave gjenocidale të shtetit serbo-malazez të atëhershëm (RFJ), kishin ndaluar me dhunë qindra civilë shqiptarë nga Korisha dhe fshatrat përreth, duke i mbajtur peng dhe duke i përdorur si mburojë njerëzore për t’u fshehur nga sulmet e NATO-s. Pikërisht aty ku gjatë ditës ishin evidentuar forcat serbe në radarët e NATO-s, natën u goditën civilët e pafajshëm.Në këtë masakër tragjike, të planifikuar nga forcat serbe, u vranë 77 civilë shqiptarë nga Korisha, Bllaca, Budakova, Mushtishti dhe Grejkoci; gra, burra, pleq, plaka dhe 30 fëmijë nga mosha e porsalindur deri në 18 vjeç. Nga ta, 11 ishin nxënës të Shkollës Fillore “Dëshmorët e Kabashit”.Kurse  plaka Raza Dakaj  evokoi momente nga kjo tragjendi  që ishte  aty  kur  trupat  e fëmijëve digjeshin të gjallë.Pastaj nxënës  të Korishës  recituan vargje kushtuar  bashkëmoshatrëve  të  tyre që  u martiirizuan në këtë tragjedi kurdisur nga  Serbia, Kurse  këngëtari Xhafer Ahmetaj këndoi këngë  për martrirët dhe  për heroin Sali Shabani, Në këtë  përvjetor  morrën pjesë deputetë të Parlamentit, nënkrytari I komunës së Prizrenit Kujtim Gashi, përfaqësuesë të Ekyekutivit në Prizren, Përfaqësusit ë shoqatave të dala nga lufta ,familjarë të martirëve  si dhe  shumë qytetarë./QendraPress/