Korisha me 13 maj përkujton pikëllimin e madh e krenari te veçantë.

Korishën tani e plotë 27 vite radhazi në çdo 13 maj,e mbulon pikëllimi i madh.Ky pikëllim në fshatin Korishë me këtë datë po rrumbullakson dhembjen dhe përkujton burrërinë e kësaj treve nëpër dekada e shekuj. Kjo trevë ka pasur burra që për çështjen e atdheut kanë dhënë shumë e jo pak syresh janë flijuar .Po këtë ditë bashkarisht me të rënët e fundit të 13 majit të vitit 1999 përkujtohen edhe burrat e Kabashit e Korishës. Në këtë datë përkujtimore përkujtohen burrat si Sali Kabashi e të tjerë. Mirëpo, kulmi i dhembjes së muajit maj vazhdon të përkujtohet pikërisht 13 maji i vitit ‘99 i rënies së 77 martirëve,derisa forcat militare dhe paramilitare serbe ishin vendosur me arsenal të madh armatimi në një cep të magjistrales në afërsi të fshatit Korishë,ato forca ishin fokusuar nga NATO,mirëpo dredhëria serbe ishte aq e egër dhe barbare dhe këto forca i largon e në vend të tyre i vendos trupat e pafajshme të civilëve nga 2 vjeç e deri në 70 vjeç që të i përdor si trupa të gjallë për bombardimet e pritura. Atë natë të dhembshme mbi ato trupa fëmijësh,dhe pleqësh bien bombat e dhe këtu gjejnë vdekjen 77 martirë të pafajshëm. Në emër të Këshillit Organizativ në fshatit. Korishë foli kryetari I fshatit Ylber Kabashi ai tha se 13. Maji i vitit 1999 ku humbën jetën 77 martirë, në mesin e tyre kishte fëmije, gra e pleq, ku u vranë nëpërmes dorës gjakatare, në kurthin e ngritur nga barbarë serb, duke e mashtruar aviacionin e NATO-së.
Kurse evokime për këtë datë përkujtoi edhe komandanti i batalionit të Kabashit Lulzim Kabashi. I cili tha se dredhëria serbe I mashtroi këtë për një kalim të sigurtë dhe ngritën këtë tradhëti për ti vrarë gjithë këta martirë.
Nënkryetari i komunës së Prizrenit Kujtim Gashi me këtë rast në emrin tij dhe kryetarit Shaqir Totaj ka përcjellë edhe dhembjen dhe krenarinë që ka Korisha. Kurse ai tha se Serbia ka përdor trupat e këtyre martirëve dhe dredhërinë për tu hakmarrë ndaj humbjeve që u bënte UÇK-ja.
Këtë përvjetor të radhës e ka pëshndetur edhe Isa Berisha kryetar u OVL së dega në Prizren I cili ta se ju duhet të ndihemi krenar dhe për faktin që Ssërbia as nuk po kërkon falje . E kjo na dëtyron që kurrë këta martirë të mos harrohen .
Në emër të familjeve të martirëve sot ka folë Hasan Ahmetaji cili tha; Në natën e 13 majit të vitit 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe që po kryenin krime anembanë Kosovës, ndodhi njëra ndër tragjeditë më të rënda të luftës. Policia dhe ushtria serbe, të udhëhequra nga serbët lokal, nën bekimin e Kishës Ortodokse Serbe dhe politikave gjenocidale të shtetit serbo-malazez të atëhershëm (RFJ), kishin ndaluar me dhunë qindra civilë shqiptarë nga Korisha dhe fshatrat përreth, duke i mbajtur peng dhe duke i përdorur si mburojë njerëzore për t’u fshehur nga sulmet e NATO-s. Pikërisht aty ku gjatë ditës ishin evidentuar forcat serbe në radarët e NATO-s, natën u goditën civilët e pafajshëm.Në këtë masakër tragjike, të planifikuar nga forcat serbe, u vranë 77 civilë shqiptarë nga Korisha, Bllaca, Budakova, Mushtishti dhe Grejkoci; gra, burra, pleq, plaka dhe 30 fëmijë nga mosha e porsalindur deri në 18 vjeç. Nga ta, 11 ishin nxënës të Shkollës Fillore “Dëshmorët e Kabashit”.Kurse plaka Raza Dakaj evokoi momente nga kjo tragjendi që ishte aty kur trupat e fëmijëve digjeshin të gjallë.Pastaj nxënës të Korishës recituan vargje kushtuar bashkëmoshatrëve të tyre që u martiirizuan në këtë tragjedi kurdisur nga Serbia, Kurse këngëtari Xhafer Ahmetaj këndoi këngë për martrirët dhe për heroin Sali Shabani, Në këtë përvjetor morrën pjesë deputetë të Parlamentit, nënkrytari I komunës së Prizrenit Kujtim Gashi, përfaqësuesë të Ekyekutivit në Prizren, Përfaqësusit ë shoqatave të dala nga lufta ,familjarë të martirëve si dhe shumë qytetarë./QendraPress/