Bogujevci inspekton punimet restauruese në ish-Kazermën e Prizrenit

                 Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, së bashku me zëvendësministren Nora Arapi, kanë vizituar objektin e trashëgimisë kulturore “Ish-Kazerma e qytetit” në Prizren, ku po zhvillohen punime restauruese që tashmë kanë hyrë në fazën përmbyllëse.

Gjatë vizitës, ato panë nga afër ecurinë e punimeve në këtë aset me rëndësi historike, i cili po rikthehet gradualisht në funksion të kujtesës institucionale dhe trashëgimisë kulturore, raporton PrizrenPress. Projekti parasheh shndërrimin e objektit në hapësirë funksionale për Arkivin ndër-komunal të Prizrenit.Ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe ripërdorimit të objekteve historike.“Ky investim mbi 500 mijë euro po e transformon një aset të rëndësishëm të qytetit në hapësirë funksionale për Arkivin ndër-komunal të Prizrenit. Ruajtja dhe ripërdorimi i objekteve me vlerë historike është mënyra më e mirë për t’i kthyer ato në shërbim të komunitetit dhe brezave që vijnë”, ka deklaruar ajo.Punimet restauruese janë pjesë e angazhimeve institucionale për mbrojtjen dhe funksionalizimin e objekteve të trashëgimisë kulturore në Prizren