Ka nisur implementimi i projektit për renovimin e 43 objekteve publike në Komunën e Prizren për përmirësimin e efiçiencës së energjisë.

E lumtur që ka nisur implementimi i projektit për renovimin e 43 objekteve publike në Komunën e Prizren për përmirësimin e efiçiencës së energjisë, projekt me vlerë afër 5 milionë euro.
Me mbështetjen e kryetarit Totaj jam duke koordinuar njërin prej projekteve më të mëdha investive të huaja në Prizren, jam e bindur se të tjera investime të mëdha do të nisin në javët në vazhdim.
Së bashku me drejtoreshën e Arsimit, znj. Luljeta Veselaj Gutaj dhe drejtorin e Shërbimeve Publike, z. Islam Ukaj, dhe ekipin nga EBRD, vizituam nga afër punimet që po zhvillohen në Korishë, në shkollën fillore “Dëshmorët e Kabashit”.
Do të vazhdojmë me intensitet të shtuar, që të gjitha objektet në të gjitha zonat e Prizrenit të përfundojnë në afat rekord.