Zhduket 24-vjeçarja nga Prizreni, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë.

Një rast i zhdukjes së një të reje po hetohet në Prizren, pasi B. D. rreth 24 vjeç është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, mëson Sinjali nga burime të afërta me rastin.
Sipas informatave, bashkëshorti i saj A. K rreth 33 ka raportuar se 24-vjeçarja qe dy ditë nuk është paraqitur dhe nuk ka kontaktuar me familjen.