Doli nga shtypi monografinë “Rrënjët e familjes – Trungu i Asllan Reshitit dhe brezat në Drenoc të Malishevës” e autorit Salajdin Krasniqi

Shtëpia botuese “Fidani” nxori nga shtypi monografinë “Rrënjët e familjes – Trungu i Asllan Reshitit dhe brezat në Drenoc të Malishevës” e autorit Salajdin Krasniqi.

Kjo vepër paraqet historinë e fisit të Krasniqes dhe rrugëtimin e brezave në Drenoc të Malishevës. Përmes dokumentimit gjenealogjik dhe traditës gojore, autori sjell një tablo të gjerë të jetës familjare, sfidave historike, qëndresës dhe ruajtjes së identitetit ndër breza.

Libri trajton prejardhjen e fisit të Krasniqes, historikun e Llashkadrenocit, legjendat lokale, si dhe gjenezën e trungut familjar të Asllan Reshitit, duke ndriçuar figura dhe ngjarje që kanë lënë gjurmë në kujtesën kolektive të kësaj treve.

Autori Salajdin Krasniqi , tashmë është  një shkrimtar i dëshmuar sidomos me librat, dokumentar siç është edhe ky i fundit. Rrëfimet  dhe  faktet historike që i sjellë Salajdin Krasniqi , tashmë janë   pasuri jo vetëm e autorit mpor edhe e   Prizrenit dhe Kpsovës./QendraPress/