Çaste poetike me poeten;-Zyba HYSA

DO T’I BEKOJ

—————————–

Të gjitha dashuritë me çuan tek ti…

Ato mbajtën peshën time ndër vite

Kur të kërkoja ty e malluar,

Pa ditur se ku je,

Në ato kohë…

Mendoja se ishe diku,

Por rrugën s’e gjeja dot…

Dashuritë e mia ishin pa fat… Ato pinë helmin e lotëve të mi,

Kur mësuan se ishin stacione,

Në kërkim të dashurisë së vërtetë,

Të asaj dashurie,

Që zemra e kërkon pa të pyetur…

Çfarë më duhet të bëj;

T’u kërkoj ndjesë,

Apo t’i falënderoj?

Do t’i bekoj!

Ato më ndezën dritën,

Për ta parë udhën për tek Ti,

Atë dritë që shpesh e mendojmë se e arritëm,

Por s’mjafton për sy shpirti

Dhe zemra si radar thith e lëshon valët e saj…

Gjer valët me valët puthiti…

Të gjitha dashuritë,

Më çuan tek TI!

/ZYBA HYSA/

/QendraPress/