Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së Hidaj BERISHA

   Kryetari i OVL e UÇK – së dega në Prizren Isa Berisha, sot  ka  bërë të ditur se u shua  edhe një  veteran i UÇK-së. Ai shkruan’’ Sot morëm edhe një lajm të hidhur. Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Hidaj Berisha, pjesëtar i familjes së Heroit Xhemail Berisha.

Varrimi i të ndjerit bëhet më 19.05.2026, në ora 13:00, në varrezat e lagjes Arbana në Prizren.

Lavdi jetës dhe veprës së veteranit Hidaj Berisha!’’/QendraPress/