E mërkura poetike me poetin:-Llesh GJOKA

NËSE JETA
—————————-
Nēse jeta na fali andralla.
Sa shumë pati zhgënjime.
Po t’i ngarkosh të gjitha mbi shpinë.
Paç ta marrin frymën.
Nëse jeta na kërkon të ecim
Edhe kur hapat na ngatërrohen.
Sa shumë kemi qarë, sa shumë kemi qeshur
Të ngjarat nuk numërohen.
Nëse jeta na do kështu
Duke mbajtur larg vetminë.
Bashkë me zënkat tona do jetojmë.
Jetën ta marrim me të mirë.
Nëse jeta na do kusure
Të gjitha vetë do t’i shlyejmë.
Ditëve u bëjmë makiazh.
Sa herë shkojnë e vijnë
/QendraPress/