Nesër përkujtohen Dëshmorët e lirisë; Nexhat Fanaj , Beamir Memaj dhe Hajdin Rramanaj

      Kryetari i OVL-së  Dega në Prizren Isa Berisha, njofton se nesër përkujtohen Dëshmorët e lirisë; Nexhat Fanaj , Beamir Memaj dhe Hajdin Rramanaj. Ai për  Rtv ‘’Besa’

Njofton  familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të UÇK-së, si dhe të nderuar qytetarë,

Ju ftojmë të merrni pjesë në përkujtimin e Betejës së Buqës, e cila u zhvillua më 28 korrik 1998, kur një grup ushtarësh të UÇK-së, duke u kthyer nga Shqipëria pasi kishin siguruar armatim, ranë në një pritë të armikut.

Në këtë betejë ranë heroikisht në altarin e lirisë dëshmorët Nexhat Fanaj dhe Beamir Memaj, ndërsa gjatë luftës, në vitin 1999, ra heroikisht edhe Hajdin Rramanaj, nga fshati Kobajë.

Me respekt e mirënjohje të përjetshme për sakrificën e tyre, ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj dite përkujtimore, për të nderuar veprën dhe idealin për të cilin ata dhanë jetën.

Ku në ora 10 fillon meë  hoamyhe në  varreyate  dëshmorëve në Landovicë e pastaj viyitohen vendete  rënies së këtzre dëshmorëve  duke  filluar nga  gshatio Kobajë në 10 e 40  për rë vajduar edhe në  vendet tjera./QendraPress/