Kryetari i Komunës, së Sharrit .Bexhet Xheladini, pritën  në takim Drejtorin Ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, z. Osman Hajdari, kabineti i tij.

                               Kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini, së bashku me pjesëtarë të Kabinetit dhe drejtorin e QKMF-së, pritën sot në takim Drejtorin Ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm “prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, z. Osman Hajdari, të shoqëruar nga Drejtori Mjekësor, Dr. Shefki Xharra, dhe Drejtoresha e Infermierisë, znj. Burbuqe Gashi.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Dragashit dhe Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, me theks në funksionalizimin e ambulancave specialistike në kuadër të projektit qeveritar i cili është në fazën e diskutimit.

Një nga modalitetet e shqyrtuara ishte ofrimi i shërbimeve specialistike nga mjekët e Spitalit të Prizrenit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, si një zgjidhje që do t’u mundësonte qytetarëve të marrin shërbime më afër vendbanimit të tyre, deri në realizimin e plotë të projektit.

Përfaqësuesit e Spitalit të Përgjithshëm shprehën gatishmërinë për ta mbështetur Komunën e Dragashit dhe theksuan se janë të hapur për të diskutuar modalitetet më të përshtatshme të bashkëpunimit.

Pas takimit, së bashku vizituan edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, për t’u njohur nga afër me punën e stafit shëndetësor dhe për të shqyrtuar mundësitë për ofrimin e shërbimeve specialistike brenda hapësirave ekzistuese të QKMF-së, deri në funksionalizimin e plotë të ambulancave specialistike dhe ndërtimin e objekteve përkatëse.

Komuna e Dragashit mbetet e përkushtuar të bashkëpunojë me institucionet shëndetësore për avancimin e shërbimeve dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor për të gjithë qytetarët. /QendraPress/