Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Shukrije Dedinca BOROVCI

FALEMINDERIT JETËS…
26.08.2026
——————————-
Se jeta nuk ështe e lehtë
dihet kjo gjë…
…se din të të gezojë
edhe të të deshprojë,
kjo eshtë jeta…
se jeta jetohet si të të vij,
të mban të gjallë dashuria per të,
për veten, për të tjerët…
për te mirën e saj,
per jetën e njerezve të mirë…
…. i miri, shpirti i bardhë nuk jeton vetëm për veten,
nuk jeton per të tjerët
qe të merrë lavde e urime… nuk i duhet shkëlqimi i rremë,
as duartrokitjet snobe,
as egoizmi per të qendruar sipër te tjerëve,
as pangopsia për pasuri
e mburrje hipokrite….
…. jo ai jeton për jetën,
për njeriun, per te gjithë ata që i njeh e ju don të mirën…
… natyrën, tokën e ujin, qiellin, gjithëçka që jeta ka…
kjo eshte njerëzorja,
kjo ështe hyjnorja për jetën qe pak e njohin…
/QendraPress/