Fryma poetike e së mërkurës  me poeten;-Jonna BAJRAJ

Prapë erdh vjeshta e parë

Tash ndërron çdo gja n’dynja

Gjethet njiherë zbukurojnë

Mandej degën terk kanë me ba

Bashkë me vjeshtën, hafëz

Ndërroj edhe moti mrena n’mu

Gjethet e zemrës tem tashma

Veç kanë nis trungut m’u lëshu

Ka sa mote që shifa lypi

Herë kujtoj që gjeta derman

Ama kur i vjen zamani i vet’

Tana dhimtë m’dalin n’mejdan

Kaderi jem kenka i tillë, hafëz

M’shkojka ymni tu i peshu

Dhimtë e brendshme me t’jashtmet

Cila ma rand sot m’vijka mu

/QendraPress/