Çaste poetike me poeten;-Arbana ARBA

Koha e Tretë

————————–

Ditnata ime ka tri kohë:

dita,

gjumi,

dhe ëndrrat.

Ndodh shpesh që vendet t’i ngatërrojnë.

Po, në lirinë e tyre secila toleron.

Dita më brof,

me diell,

re,

stuhi e bubullima,

të cilat shkarkojnë aroma,

shije,

vështrime e tinguj,

tangent të prekur në krahë pëllumbi.

Mbrëmja mbërrin e djersitur,

kërkuese,

analizuese,

me një fund,

gjumë të dëshiruar.

Gjumi kthehet në djep,

përkund ëndrra

të fjetura,

të zgjuara,

abstrakte,

dhe koha më lidh lakun e shpëtimit në qafë,

duke më kërkuar ëndrrën e parafundit.

/QendraPress/