Çaste poetike me poeten;- Barie ÇUPI

Ekuacioni i jetës

—————————

Ndërsa njësojmë të kundërtat,

mohime,

pohime,

ndërtojmë botë,

gjithçka e jona,

një atom i shpërbërë.

gjithmonë në lëvizje,

liritë janë pluse,

dimensioni i pafundm i çdo fryme,

hije të mjegullta veç në shtytjet e kohës,

e koha,

graviteti që kemi nevojë ta ndjejmë,

ta shumëzojmë,

pa e matur si,

as me numra,

as me fjalë,

i zbërthejmë asaj,

më së shumti minuse,

askund barazime,

në ekuacionin e pashpjegueshëm të jetë

/QendraPress/