Çaste poetike me poeten;-Klara SHEHU

Shihemi dhe fshihemi

——————————-

Në çdo ëndërr me mall shihemi.

Me dhimbje që nuk thuhet.

Poshtë jastëkut fshihemi.

Ku sekreti gjithmonë ruhet.

Përmes lotit ne shihemi.

Dashurinë e shpirtit s’e ndajmë.

Nga trishtimi shpesh fshihemi.

Këtë plagë s’mund ta mbajmë.

Dhe, sy më sy kur shihemi.

Në një botë që na mungon.

Nën qiellin e lashtë fshihemi.

Bashkë me mallin që na mundon.

/QendraPress/