Çaste poetike me poeten;-Klara SHEHU

Amshim
————————–
Në qiell disa kërkojnë meteorët e rastit.
Dhe ndjekin ndriçimin që shuhet pa lënë gjurmë.
Nxitojnë të çmendur për të kapur çastin.
Duke besuar se fati do të vijë lumë.
Dhe unë shtrirë mbi fushën e blertë.
Mbi barin që mbart peshën e jetës.
Mbuluar nga gjysëmdrita e hënës.
Ndjej ngrohtësinë e vetëvetes.
Mes nesh është krijuar një hapësirë.
Nuk futet era kur ndryshon drejtim.
E për ta bërë amshimit e qetë.
Humbet era rrugën dhe hëna humbet ndriçim.
Ndërsa unë guxoj të mbyll sytë.
Në çastin kur ndodh mrekullia.
Se kur futet shpirti në shpirt.
Nuk humbet asnjëherë magjia.
/QendraPress/