Çaste poetike me poeten:-Lina POLLO

Vajza me siluetë
——————————-
Kur pash siluetën tënde, nën dritën e hënës
Fillova të të pikturoj, me ngjyrat e zemrës.
I them vetes: “Foli”, po kam dhe frikë mos gaboj
Them përsëri: “Shkruaj, dreqi e mori”
po prapë pyes veten: “A do ta lexoj?”
Ndoshta ti s’e di ç’ndodh,
kur më shfaqesh në mendime
Si një hënë e fshehur pas reve,
që më lë pa fjalë e më zgjon rrahjet e zemrës sime.
Dhe unë, mes heshtjes e guximit,
vazhdoj të të pikturoj…
Po me çdo rrahje zemre,
që më shtyn të të shkruaj: të dua, po jo me bojë
Dhe nëse një ditë, mes këtyre vargjeve, e gjen veten ti.
Mos kërko më shumë fjalë prej meje,
sepse gjithçka që s’munda ta them
me zë e them në cdo shkrim.
E lashë këtu, mes këtyre rreshtave, nën dritën e hënës,
për vajzën me siluetë
më mësoi të shkruaj me bojrat e zëmrës.
/QendraPresss/