Çaste poetike me poeten:-Meri MEZINI

KUFOMA E NËNËS PO MBANTE SHUMË ERË

———————————————————

Më duket mua, apo qyteti është zbrazur?

Rrugët boshatisur s’janë më si dikur.

Komshinjtë përballë grilat i kanë mbyllur,

në ashensorin e pallatit

hipi vetëm unë.

Në rrugë përshëndetja çdo ditë një grua,

kam ditë atë grua më s’e kam parë.

Në fund të rrugës pashë foton e saj,

kish vdekur e gjora, më bëri për të qarë.

Kish ditë që kish vdekur, javë a një muaj,

kufoma e saj, thanë, mbante erë.

Turp — se kishte një tufë me fëmijë,

iku e gjora, iku si e mjerë.

Më duket mua, apo jeta ka ndryshuar?

Koha i ka ftohur njerëzit e mjerë.

Djemtë — kanë frikë gratë e tyre,

haberin e vdekjes e morën nga të tjerë.

/QendraPress/