Çaste poetike me poetin:-Hatip HULAJ

AGIMI

—————————–

Agimi ishte plakur,

por ende shkruante poezi,

shkruante zhanre të ndryshme,

por edhe për dashuri.

Shokët e përqeshnin,

por edhe gruaja e tij,

“Je në moshë, o plak,

të ka lënë mendja ty.”

Mendjen të kthjellët e kam,

zemra më rreh si në rini,

ndoshta diçka më mungon,

por e ndjej veten të ri.

Plaket truri,plaket trupi,

dalëngadalë çdo pjesë,

por dashuria është e fundit,

mbijeton edhe pasi njeriu të vdes.

/QendraPress/