Çaste poetike me poeten;-Mimoza Eliona OSMANI

Poezi
1)
Më kot ankohem para pasqyrës.
Më kot ankohem para pasqyrës,
se koha s’më ka prekur fare.
Lulëkuqe mollëzat e fytyrës,
mbi buzë rindezur zjarre.
Jam si lirikat e mia, prush,
si prushi i kuq në një mangall.
Kush i lexoi, veçse kush
ka vdekur, se u dogj i gjallë…
Lirikat e mia si flutura ere,
si netët e gjata intime.
Mimoza të dini është lule pranvere,
dhe vjeshtës hedh kujtime…
2)
I lashë lirikat e zjarrit…
I lashë, i lashë lirikat e zjarrit,
le t’i bëjë kush të dojë si unë.
Askush s’do të ngrihet më prej varrit;
majmunët janë majmunë…
I lashë lirikat e mia prush,
kam kohë s’ju fal adrenalinë.
S’më puth në buzë e gushë askush,
dhe muza… arratinë.
Besoni do ta lë marrëzinë,
të vdes pa e kuptuar?
Një muzë mund ta çmendë çmendinë,
por jo të lerë pa shkruar…
I lashë lirikat e mia flakë,
lirikat e mia të nxehta.
Veç muza kurrë s’më dha shuplakë;
shuplakën ma dha jeta…
/QendraPress/