Çaste poetike me poetin;-Enver SAHITI

Kur harrohet kombi

—————————–

Kur shqiptari flet për fenë,

E harron kombin si me le;

Sa myslimanë, sa të krishterë,

Për fenë zihen, jo për Atdhe.

Një flamur na mbulon të gjithëve,

Një gjuhë na flet në çdo vatër;

Pse ta ndajmë zemrën tonë,

Kur na bashkon i njëjti Atdhe?

Nuk na ndau kurrë historia,

As furtuna, as robëria;

Na dobësoi veç përçarja,

Kur harruam vëllazërinë.

Feja qoftë dritë e shpirtit,

Kombi qoftë dritë e jetës;

Kur ecin bashkë këto vlera,

Lartë ngrihet emri i shqiptarit.

/QendraPress/