Deputetët nuk votojnë që Projektligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë të futet në rend dite

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk kanë miratuar shmangien e rregullores për të futur në rend dite Projektligjin e Kuvendit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Me 59 për asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ky Projektligj nuk arriti që të hyjë në rend dite në seancën e sotme.

Lexo po ashtu:

Qeveria nuk e miraton nismën ligjore të Kuvendit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19

Qeveria nuk e miraton nismën ligjore të Kuvendit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se rrjedhimisht ky Projektligj pas kësaj duhet të shqyrtohet me procedura të stërzgjatura edhe pse situata me pandeminë është alarmante.

Kujtojmë se sot, Qeveria e Kosovës nuk miratoi këtë nismë ligjore të iniciuar nga Kuvendi, me arsyetimin se ligjet e aplikueshme në Kosovë e rregullojnë mjaftueshëm fushën e luftimit dhe parandalimit të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: