Çaste poetike me poeten:-Afërdita Koçiraj SELISHTAJ

Sa ëmbël dëgjohet
——————————–
Shiu bie lehtë në heshtjen e natës,
As yjet as hënën se shoh, në këtë natë pranvere,
Heshtjen ka mbuluar, errësira e natës,
Veç pikat e shiut dëgjohen, si nota pentagrami,
Sa ëmbël dëgjohet, në dhomën e heshtur,
Ku brënda bashkohen, me tik taket e zemrës
Dhe nata tretet, në heshtjen e saja
Mëngjesi shkëlqenë bukur, me diellin e pranverës.
/QendraPress/