E diela poetike me poeten;Lule Alidema

0

Ura e dashurisë

——————————

Mbi urën e dashurisë

Gjithë rrezet dielli paska drejtuar

Ndjenjë si kurrë më parë të përshkuaka

Kur shikon sa paska njerëz të dashuruar

Sa shumë dryrë të mbyllur përjetësisht

Sa shumë iniciale të gdhendura në dry

Të mos hapen kurrë këta dryrë

Të ketë sa më shumë të tilla dashuri

E bukur kjo urë

Parmakët e saj mbajnë sa shumë premtime

Sa e sa herë herë aty mbi atë urë u tha fjala magjike

Do të dua përjetësisht zemra ime…

Lule Alidema 15.08.2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *