Erdogan paralajmëron largimin: Zgjedhjet e fundit për mua

        Më 8 mars, presidenti turk Reccep Tayip Erdogan foli për herë të parë për planin e tij që t’i japë fund angazhimit politik.Siç raporton AFP, ai tha se zgjedhjet lokale në Turqi më 31 mars do të jenë “të fundit”.

 “Zgjedhjet e 31 marsit do të jenë të fundit” në përputhje me ligjin, ka dekalruar kreu i shtetit turk, duke shtuar se “Rezultati i tyre do të jetë transferimi i besimit tek vëllezërit e mi që do të vijnë pas meje”.Erdogan ka qenë në pushtet si kryeministër dhe më pas si president që nga viti 2003.