Fryma poetike e së dielës me poeten;-Elmije AJAZI

Lutje e Zemrës

———————-

Më fal, o Zot, kur sytë më mbushen me lot,

se zemra ime ndien thellë në këtë botë.

Kush e ka provuar heshtjen e vetmisë,

e di sa e shtrenjtë është drita e dashnisë.

Për çdo plagë që koha ma ka lanë,

mësova me u rrëzu… e prapë me u ngritë ngadalë.

E sot çdo lot që bie heshtur prej syve t’mi,

është falënderim për lutjet kur ngrija duart kah Ti.

Se jeta s’është veç dhimbje e stuhi,

por zemër që fal edhe kur digjet n’vetmi.

E unë të falënderoj për çdo shpirt që kam njoftë,

sepse veç zemrat e thyera dinë me dashtë fort.

Në heshtje rritet forca ma e madhe,

si drita që lind mbas netëve t’gjata.

E nëse një ditë prapë loti m’pushton,

le të jetë dëshmi që zemra ende duron.

/QendraPress/