Fryma poetike e së dielës me poeten;-Judita DEDI

Një çast me veten…

——————————

Jashtë, shiu bie me inat…

sikur qielli të ishte lodhur duke mbajtur brenda gjithçka…

Unë, përballë një filxhani,

duke bërë të njëjtën gjë…

Dritarja bën ndarjen

mes zhurmës së lokalit

dhe vetmisë sime që pi kafe ngadalë…

E mendimet…

hyjnë pa pyetur,

ulen pranë meje

dhe sillen sikur kanë jetuar gjithmonë kështu…

Ka momente kur nuk kërkojmë shoqëri…

veç një melodi të largët,

pak kohë

dhe guximin për të dëgjuar veten…

Dhe ndoshta pikërisht aty,

mes zërave të njerëzve

dhe shtjellave të avullit,

kuptoj sa shumë paskam heshtur

gjatë gjithë ditës…

/QendraPress/