Fryma poetike e së dielës me poeten;-Marigona ZEKAJ

Ku do të jemi nesër
—————————–
Ku do të jemi nesër,
kur koha do të na fshijë
hapat tanë nga rruga,
kur zërat do të kthehen në jehonë
dhe kujtimet të digjen përgjithmonë?
Ku do të jemi nesër,
kur s’mund t’themi më “rri”
kur duart mbesin në ajër
dhe më s’është as ajo s’je as ti
Ndoshta do të jemi aty
në një lutje të heshtur,
në një lot që do bie pa zë,
në një mall që nuk shuhet kurrë,
edhe pse koha s’na kthen më.
/QendraPress/