Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Esmeralda BREGAJ

Nektarin nuk ta jap
————————-
Një lule e këpute imzot,
Për një lule kishe mall
Doje ta adhuroje
Të deheshe prej saj.
Arzat u mahnitën
E soditën
Dhe me fjalë të bukura
E goditën!
Lulja u ngurua,
U vra.
Po kryet
Lart i mbajti!
U këput,
U gjunjëzua:
*”Mos më vrisni me pambuk
Jam e brishtë po di dhe të nduk!”*
Të vret fjala e butë
Të ngjall arti në shkurt
Të mbush aroma e prillit
Të tremb fjala e trimit!
Nektarin nuk ta jap,
As ty imzot
As ju Arza të Pazarit fshatar
Se një lule nuk prihet me hanxhar!
Një lule
Adhurohet si margaritar
S’ka stinë, as pazar,
S’ka dimër, as behar
Ka vetëm nektar
Për zemra me taban
Për shpirtra luftëtarë
Për Yjet në behar!
Nektarin nuk ta jap!
/QendraPress/