Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Natasha LIMAJ

JAM NJË GJËZË

————————-

Jam një gjëzë… gjëzë Vlore

Lapsin nuk e heq , prej dore…

*

Jam një gjëzë… gjëz’Kanine

Me ligjërim kanarine…

*

Jam një gjëzë Shqipërie

Veshur me Flamur Lirie…

*

Grimc’e grimcës së k’tij Dheu

Ndjerë shpatë Skënderbeu…

*

Pellg me gjak krenarinë

Freskëzim për Shqipërinë !…

/QendraPress/